Fushata për zgjedhjet lokale u përgjak në nisje të saj. Sot në Shëngjin u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulajt.
Kandidati për këshilltar bashkiak në zgjedhjet e 14 Majit u vra në lokalin e tij duke pirë kafe në sy të vjehrrit, që ishte vetëm dy hapa larg tij në këmbë, sikur duket në foton më poshtë.
Paraprakisht mësohet se autori qëlloi shtatë herë. Disa prej plumbave e kapën shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.
Në momentin e sulmit në lokal ndodhej vetëm stafi. Fatmirësisht nuk pati të lënduar të tjerë.
Xhamat u bënë shoshë nga plumbat. Pas lotëve dhe dhimbjes në ambientet e lokalit pllakosi heshtja. Familja hapi dyert e mortit. Pistat që po hetohen janë disa, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.