Një pjesë e banorëve të Burxullës ditën e sotme kanë shkuar në kadastër për të diskutuar në lidhje me shpronësimin e pronave nga aksi Thumanë-Kashar.
Pas shumë protestash më në fund banorët kanë arritur të marrin printimin që do të certifikohen pronat për të cilat kanë aplikuar.
“U diskutua mbi problematikat të cilat certifikohet dhe ato që nuk kanë bërë aplikim. Ishte një lajm shumë i mirë, i falënderoj për pritjen që na u bë.
Sot u bë e mundur realizimi i asaj që ne për të cilën ne kemi muaj që kërkojmë. Kjo është sa i takon hipotekës, për pjesën tjetër ende nuk e dimë.
Sa i takon hipotezës unë jam shumë i kënaqur për atë që më shumë premtuar.“, tha kryeplaku i Bërxhullës.