-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohet rruga Thumanë-Kashar, banorët: Do të qëndrojmë deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës

Kryesoret

Banorët e Thumanës kanë vijuar sërisësh protestën për shkak të gjendjes së keqe të rrugës ku ata jetojnë.

Ata kanë bllokuar për rreth një orë rrugën që lidh zonën e tyre me aksin e autostradës Thumanë-Kashar, pranë fshatit Gramzë.

Sipas tyre, segmenti prej rreth 500 metrash është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve, për shkak të amortizimit të theksuar dhe mungesës së ndërhyrjeve. Gropat dhe dëmtimet e shumta në asfalt po rrezikojnë sigurinë dhe po shkaktojnë dëme të vazhdueshme në mjete.

Në shenjë proteste, banorët bllokuan qarkullimin, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe rikonstruksion të plotë të rrugës. Ata shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës. Në mbështetje të tyre ishte edhe Aulon Kalaja./ tch

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit