Pas kryetarit të bashkisë, Pjerin Ndreu ka reaguar edhe deputeti i PS, Eduard Ndreca për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin.
Ndreca thotë se humbi një mik dhe kjo është një ngjarje e rëndë dhe duhet të zbardhet menjëherë.
“Ngjarja e rende e ndodhur sot, ku mbeti i vrare Ardian Nikulaj, na ka tronditur shume te gjitheve. Ardiani ishte nje mik fort i mire e i respektueshem per te gjithe.
Organet ligjzbatuese duhet te veprojne me force, per ta zbardhur nje ore e me pare kete ngjarje te rende.
Ngushellime familjes, gjithe miqve e shokeve. Te qofte dheu i lehte miku im. Shpirti te pushofte ne paqe” shkruan ai.