-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit, kryebashkiaku i Lezhës shkon në vendngjarje

Kryesoret

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar në vendin ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj pak minuta më parë.

Biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku) 51 vjeç u ekzekutua në një biznes në pronësi të tij në Shëngjin. Autorët ishin dy dhe u larguan me një motor nga vendi i ngjarjes.

Nikulaj ka disa hotele në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun dhe se është një emër i njohur në zonë. Ardian Nikulaj po ashtu rezulton se në 2021 ka qenë kandidat për deputet në radhët e PSD. Ai ka qenë kandidati numër 1 në listën e Partisë Social Demokrate ku ka marrë 97 vota.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, Nikulaj ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë. Policia, RENEA dhe FNSH kanë rrethuar Lezhën, por ende nuk është kapur autori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit