Presion administratës. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha denoncon presionin që sipas tij po u bëhet mësuesve për të marrë pjesë në takimet elektorale të Partisë Socialiste.
Ai ka publikuar një mesazh, ku mësuesit kërcënohen se nëse nuk marrin pjesë do merren masa për largimin nga puna.
“I bëjmë thirrje arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në Bashkinë e Rrogozhinës të ngrihen në lartësinë që u takon dhe të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve”, shkruan kandidati.