Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që është edhe drejtues politik për qarkun e Lezhës ka reaguar një ditë pasi Sali Berisha akuzoi se pas vrasjes së djeshme të biznesmenit në Shëngjin qëndron politika, pasi Ardian Nikulaj kishte tre ditë që ishte pozicionuar kundër Pjerin Ndreut në garën për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
“E para dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e viktimës në Lezhë. Në radhë të parë jemi shqiptarë, aleatë apo kundërshtarë politikë, por në rastin konkret duhet të bazohemi te zbardhja e kësaj ngjarje.
Lidhur me akuzat e djeshme, unë kam neveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxitjen e përçarjes dhe nxitjen e kanë pasur për qëllime personale për 32 vite. Ndjej vetëm neveri. Organet të zbardhin ngjarjen” tha ai.