Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Ruben Saraivan, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Sipas akuzës, krimi ishte i organizuar dhe planifikuar, me Saraivan si ekzekutorin kryesor.
Ai përballet gjithashtu me akuza për mbajtjen pa leje të armëve dhe shpërthyesve.
Prokuroria ka paraqitur prova që vërtetojnë përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë.
/5pyetjet.al









