Mbrëmjen e së mërkurës është arrestuar Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Policia e Shtetit publikoi pamje nga arrestimi i tij dhe deklaroi se i arrestuari është kapur në një lokal në Fushë-Krujë.
Ndaj Ramazan Rrajës ishte lëshuar një urdhër nga SPAK për shoqërimin e detyrueshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Gjithashtu është arrestuar edhe Luiz Konomit, një personazhi nga Elbasani i njohur në botën e krimit me nofkën “Çupja” i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për një tender pak ditë javë më parë.
Ramazan Rraja ose sikur e thërrasin miqtë “Xon Rraja” së bashku me mikun e tij “Çupja” u kapën në një lokal pranë Urës së Gjolës ku kishin shkuar për iftar. Policia ishte vendosur në ndjekje të tyre prej disa ditësh duke i lokalizuar dhe arrestuar.