-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me grushte dhe thika, 11 të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale. A. M 20 vjeç, banues në Virginia u arrestua pasi  një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, 1 mjet prerës (thikë), si dhe mjete për ndarjen e lëndës narkotike.

A. A 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 mjet prerës (thikë).

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se me datë 08.04.2023, në zonën e quajtur “Kodrat e Liqenit”, ka goditur me grusht dhe ka kanosur me mjet prerës, një shtetas;

  • K. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D., 28 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar lehtë pasagjeria që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin A. D.

I. Gj., 54 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.

G. Zh., 18 vjeç dhe K. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

B. K., 22 vjeç, banues në Turqi, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. O., 82 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit