Në pamjet e publikuar nga mediat shihet biznesmeni i cili mbeti i vrarë në Lezhë, vihet re që Ardian Nikulaj vihet re që biznesmeni është duke folur në telefon.
Atij i bie celulari në momentin që autori i krimit futet brenda dhe duket që e shikon për të kuptuar se kush është, por nuk i del koha për të kuptuar asgjë.
Paralelisht me autorin, në lokal futet dhe vjehrri i Nikuljat, nga dera e kuzhinës dhe e përshëndet vrasësin për mirësjellje.
Në këtë çast, autori afrohet, nxjerr armën dhe qëllon gjashtë herë në drejtim të Nikulajt. Më pas largohet i qetë.
Në momentin që nisën krismat është larguar edhe vjehrri i viktimës. E gjithë nga ngjarja, nga hyrja e tij në lokal, të shtënat dhe ikja ka zgjatur 13 sekonda në total.
“Si je Ardian?!”/ Momenti kur ekzekutohet biznesmeni Nikulaj në Lezhë