Sot shtëpia e Big Brother ishte e rrethuar me letra higjenike të cilat duhet të mos prekeshin nga banorët, pasi nëse ndodhte diçka e tillë ndodhë do të ketë dënime, Bledi dhe Nita janë konkurentet e radhës që thyen rregullin e vendosu nga Vëllai i madh.
Pasi Bledi theu rregullin, shkoi të marrë një letër në enën e qelqtë që ndodhet në dhomën e ndenjes, në të cilën janë shkruar disa dënime. Bledi u dënua të mos pijë asnjë cigare apo vape, për tri orët në vazhdim.
E jo vetëm Bledi por edhe Nita preku pa dashje letrën higjienike teksa kërcente këngën e saj në living së bashku me banorët e tjerë. Dënimi i saj ishte t’i bënte masazh njërit prej banorëve për pesë minuta.