Sara Hoxha ka reaguar pas mesazheve të shumta që ka marrë mbi Big Brother VIP. Producentja ka publikuar njërin prej tyre ku shihet se një ndjekës e ka fyer e mallkuar duke e akuzuar se ajo bashkë me Arbanën i kanë shkatërruar lojën.
Sara e nis reagimin e saj duke i uruar Ramazanin të gjithëve dhe e mbyll duke u shprehur se gjithçka bëhet në kuadër të lojës.
“Gëzuar Ramazanin të gjithëve! Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet, edhe në të vërtetë.N
Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të këndshëm!”, shkruan Sara.