Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Ramazan Rrajën, i cili është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u kap dy net më parë në Fushë Krujë pasi po kthehej nga iftari në një lokal pranë Urës së Gjoles.
Ramazani i njohur nga miqtë me nofkën “Xhon Rraja” ishte në kërkim dhe akuzohet për atentatin kundër ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 Nëntor të 2019 në Durrës, ku mbeti i vdekur shoferi i zyrtarit Andi Maloku. Tani do të akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.