Avokati i 18-vjecarit, Ensi Maze ka folur për mediat duke treguar versionin e Manzes për vrasjen e Stiven Toshkësit.
Ai tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe nuk ka pasur dijeni për konfliktet që autorit tjetër i dyshuar Axel Hoxhaj, kishte me viktimën Stiven Toshkësin, madje sipas avokatit Manze është vetëdozuar.
“Maze është shok i Hoxhës dhe ka pas njohje dhe me vajzën në fjalë, por nuk e ka informuar për konfliktet që ka pasur me persona të tjerë.
Në pamjet e publikuara shihet se Manze nuk ka bërë asnjë dhunë ndaj pasagjerit, por e kundërta. Nëse nuk do kishte tentuar të bllokonte derën, do kishte agravuar më shumë.
Vajza thotë se e njeh Enzi Mazen dhe se nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me të. Vajza thotë se Enzi Mazen e njoh si shok shkolle. Shkak i sherrit dyshohet se ka qenë ngacmimi që Hoxhaj, i ka bërë vajzës, që ishte e dashura e Stivën Toshkëzit.”, deklaroi avokati.