Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas sulmit me armë gjatë një eventi ku ndodhej presidenti amerikan Donald Trump, duke deklaruar se ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë ka parandaluar një “tragjedi kombëtare”.
Në një deklaratë të zëvendësdrejtorit Matthew Quinn, thuhet se i dyshuari u neutralizua menjëherë sapo hyri në kontakt me forcat e sigurisë.
“Sonte, një individ tentoi të krijojë një tragjedi kombëtare. Ai nënvlerësoi kapacitetet mbrojtëse të Shërbimit Sekret dhe u ndalua në kontaktin e parë”, thuhet në deklaratë.
Sipas tij, sistemi i sigurisë funksionoi siç duhet, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa përpara ekzistonin edhe masa të tjera shtesë kontrolli.
Quinn shton se ndërhyrja ishte rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes agjentëve të Shërbimit Sekret dhe forcave të tjera të rendit, duke theksuar profesionalizmin e tyre në menaxhimin e incidentit.
Dëshmia e autorit që qëlloi në darkën e Trump: Synoja zyrtarët e administratës!









