Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Rrëshen, ku dy kushërinj kanë plagosur njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e një nga të plagosurve dhe shkak është bërë një debat banal mes tyre.
Raportohet se dy të rinjtë gjatë konfliktit fizik kanë përdorur thika dhe si pasojë janë lënduar të dy.
Ata janë transportuar në spital, ku raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.