Pas sulmeve kiberntike të sponsorizuar nga qeveria iraniane sidomos ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare, një hakerim që vijon nën hetim në Shqipëri, rezulton se i vetmi shërbim që nuk është kthyer ende është komisariati digjital i Policisë së Shtetit. Kjo e fundit ka vendosur që komisariati digjital të qëndrojë i mbyllur për shkak të sulmeve kibenertike.
Igli Tafa, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibenertike AKCESK, thotë se pas rikthimit të shërbimeve publike online për qytetarët dhe rrjedhjes të të dhënave të shtetasve edhe hetimi administrativ vijon ende.
“Një nga aplikacionet që mendohej si i kompromentuar ishte ky lloj aplikacioni falë mënyrës se si operohej që i lejonte qytetarët të aplodonin skedarë që mund të infektoheshin nga keqdashësit dhe këto skedarë të atashoheshin me malweare dhe më pas të hynin në skedarët e policisë së shtetit dhe kjo mund të sillte të gjithë materialet në Polici. Duke qenë se ekziston ky rrezik policia ka vendosur ta bllokojë përkohësisht.
Ndërsa sa u përket sektorëve të tjerë, të infrastrukturës, energjetikës, transporteve, sektori ynë po punon si në rritjen e kapaciteteve personale dhe teknologjike dhe mund të them se Shqipëria tani është më e sigurt se kohën kur ndodhi ky sulm”, tha për Top Channel, Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK.