-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e kontrolli vrasësi biznesmenin nga kamerat e tij?

Kryesoret

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj 50-vjeç tre ditë më parë nuk tronditi vetëm Shëngjinin, por të gjithë. Ndodhi në mes të ditës. Brenda biznesit. Në një zonë të populluar. Autori erdhi kreu punë dhe iku i qetë me papaq. Pistat deri tani janë disa nga politika, biznesi deri te një hasmëri e vjetër me fisin Palaj.

Eksperti zbulon programin: Ja si mund ta zbulojmë fytyrën e vrasësit të biznesmenit

Por të arrestuar nuk ka asnjë. Sot në media është folur për një shtetas anglez që mund të ketë qenë i përfshirë si informator. Në momentin e vrasjes ai ndodhej në lokal dhe pak orë pas vrasjes përmes Rinasit u largua nga Shqipëria. Por kjo nuk është pista e vetme që po heton prokuroria. Në tryezë janë edhe dy të tjera.

Vrasja në Lezhë! Kush ishte spiuni brenda që tradhtoi biznesmenin?

Vrasësi mund të ketë pasur një tjetër bashkëpunëtor jashtë që e ka vëzhguar në momentin që shënjestra u fut në lokal ose një tjetër version që mund të duket më i vështirë, që autorët që kanë thurur planin të kenë pasur akses te kamerat e sigurisë së biznesit për të kontrolluar lëvizjet se kur vinte dhe ikte Ardian Nikulaj nga biznesi. Derisa asgjë nuk është provuar dhe askush nuk është arrestuar të gjitha pistat janë të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit