-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër çarje e PD-së, Gaz Bardhi në krah të kandidatit të Berishës

Kryesoret

Lëmshi vazhdon. Partia Demokratike zyrtare pëson një tjetër çarje. Prej disa ditësh në hije, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shfaq sot. Në një postim në Facebook, deputeti demokrat njoftoi se ishte në Vaun e Dejës në krah të kandidatit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, Zef Hila.

Në këtë bashki, PD zyrtare me sekretar të përgjithshëm Bardhin ka vendosur kandidate Klomentina Drinin. Megjithatë Bardhi ka dalë kundër kandidates së partisë që drejton duke mbështetur ish-deputetin Zef Hila, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Për të shmangur rrebeshin e sulmeve, Bardhi është treguar i kujdesshëm që në postim të mos e përmendë emrin e Hilës dhe në foto të mos e përfshijë.

“Në takimin me Kryesinë e Degës Vau i Dejës i shpreha gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen time për qëndrimin lidhur me zgjedhjet e 14 Majit. Situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.

PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, me gra e burra, djem e vajza që e duan Vaun e Dejës dhe qytetarët e tij. Lista kryesohet nga z. Gjon Marku, ish kryetar bashkie, një personalitet i zonës dhe administrator lokal me integritet dhe profesionalizëm.

Së bashku me ekipin e kandidatëve për këshilltarë të PD ndamë qëndrimin e përbashkët se për 4 vjet Bashkia e Vaut të Dejës është marrë peng nga Tom Doshi, ortaku politik i Edi Ramës. 14 Maj është dita që Bashkia e Vaut të Dejës të çlirohet nga pengmarrja e Edi Ramës dhe ortakut të tij, për t’iu rikthyer punëve të mira të lëna pezull që në 2019” shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit