Petar Petkoviç ka reaguar sërish deklaratat e bëra nga kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar rreth ushtrimeve të ushtrisë serbe në Batajnicë, vend ku regjimi i Millosheviçit kishte fshehur trupat e qindra shqiptarëve të vrarë.
Petkovic ka thënë se Kurti flet për personat e zhdukur, por sipas tij “s’po bën asgjë për 9 lokacione me serbë të varrosur”.
Politikani serb ka folur edhe për zgjedhjet në veri të Republikës së Kosovës, duke i thënë Kurtit se dëshiron të bëhesh si “Okupatori Gauleiter”, referencë kjo për një lider rajonal gjatë kohës së nazizmit.
Petkovic ka thënë se Kurti po e dëshiron këtë gjë në veri ku 1 % janë shqiptarë.