-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Dropull: Rama bën fushatë më gjuhë halabaku

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme  ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka.

Në fjalën e tij Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët shqiptarë.

Ju falënderoj për këtë takim. Sot jemi për të paraqitur kandidat për kryetar bashkie një nga përfaqësuesit tuaj më dinjitoz.

Thanas Maneka. Për dashurinë, respektin që ka për ju, ka vendosur të vijë me vullnetin tuaj me një projekt shumë të studiuar për të ndryshuar për mirë jetën tuaj.

Për të dhënë të gjithë eksperiencën që ka marrë gjatë këtyre viteve të suksesshme në emigracion, ka ardhur me vendimin më fisnik për t’u bërë shërbëtor i juaji. Ka ardhur i vendosur që Bashkinë e Dropulit ta shndërrojë në shtëpinë e parë të qytetarëve, për të rikthyer transparencën e drejtësinë.

Besoj se nevoja jetike e ndryshimit që po ushton në mbarë Shqipërinë, po ndjehet edhe më fuqishëm në Dropull.

“Ju bëj thirrje të bashkohemi. Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë“, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit