Prej ditësh policia e Sarandës është ngritur “në këmbë” për zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit.
Në afërsi te fshatit Nivicë të Bashkisë, Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Një automjet fuoristradë tip “Range Rover” është sekuestruar në Qafë-Gjashtë ndërkohë që janë marrë për verifikim edhe 6 mjete të tjera.
Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan.
Gjithashtu sipas mediave ndër personat që janë marrë në pyetje ka edhe miq të biznesmenit Edmond Papa, i ekzekutuar në 16 dhjetor 2022 në Tiranë.
Disa prej tyre janë marrë në pyetje gjithashtu edhe persona të përmendur në dosjen e vrasjes së 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor në zonën e Saukut në Tiranë.