Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” Kiara Tito foli për të gjitha momentet e rihyrjes në Big Brother madje edhe se si e përjetoi momentin e propozimit. Por nuk ngurroi të thotë edhe se si e imagjinon ditën e dasmës së saj.
“Kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin”, ajo tha gjithasvtu se të gjithë banorët e “BBV 2” do të jenë të ftuar, përfshirë edhe Efin.
“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.
Tashmë që është e fejuar e pyetur nëse do ta takojë nënën e Luizit, Kiara u përgjigj me siguri: “Normal që do ta takoj”.