Kreu i PL-së, Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim në njësinë 9 në kryeqytet nga ku nuk i ka kursyer ironitë dhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Përfaqësues të klaneve dhe janë atje për t’i shërbyer Edi Ramës. E keni parë se si kërcen, mos u habisni nëse kërcen edhe lakuriq.
Më falni që e them por bën çdo gjë për të hequr vëmendjen nga grabitja që ka bërë. Ka goditur shtresën e mesme të Shqipërisë. 500 mijë lek merr një mësues në Shqipëri”, tha Meta.