-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elvis Pupa tregon të pathënat e BBV

Kryesoret

I ftuar në “Wake Up” ka qenë Elvis Pupa, ish-banori i “Big Brother VIP” i cili ka folur për eksperiencën e tij në këtë format.

Ai gjithashtu u ndal dhe tek marrëdhënia e tij me Luizin. I pyetur për mënyrën se si ia dha dorën Luizit, kur hyri për herë të parë në shtëpi, Elvisi u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim që t’i tregonte atij se e mbështet.

“Nga të gjithë ata aty e pashë veten që kam kaluar eksperienca në jetë. Unë dhe Luizi shumë gjëra i kishim të përbashkëta. Kur pashë energjinë dhe fokusin e tij për lojën, unë krijova një lloj respekti dhe afrimiteti. Klane dhe aleanca nuk kam bërë kurrë aty brenda. Ai e ka thënë që kur hyri brenda e pa që nuk kishte shanse me të tjerët. Aty filloi presionin dhe lojën me të tjerët sepse i tillë ishte dhe formati. Unë hyra për realitet, jo për show. Të kisha bërë unë Ninin e Bules përshembull do i thonim produksionit javë për javë që të na sillnin një furgon me banorë të rinj sepse do i nxirrnim të gjithë jashtë. Por unë nuk hyra për atë gjë, unë doja të isha real. ‘Qëllimi justifikon mjetin’ nuk është motoja ime. Nuk po e gjeja veten”.

Ndër të tjera, Elvisi tregoi do ketë një bashkëpunim me Lorenc Hasramën dhe se ka një respekt të madh ndaj këngëtarit. I pyetur se çfarë planesh dhe projektesh ka Visi tani që ka dalë nga “Big Brother VIP”, ai shprehet se:

“I kam munguar publikut prej 6 vjetësh. Unë hyra në “Big Brother” sepse doja që të shihnin kush ishte Visi i vërtet, por dhe për projektet e mia. Dua të jem i pranishëm në ekran, por jo çdo javë sepse e kam të pamundur të jem fizikisht. Kam qejf muzikën dhe kam bërë më herët muzikë. E kam lënë këtë gjë tani, por kisha qejf që të eksperimentoja, sidomos tek popullorja”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit