“5Pyetjet.al” publikon foton e momentit kur dy persona vendosin një sasi tritoli që shpërtheu në një lokal mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një lokal ne zonën e “Fermentimit”.
Policia bëri me dije se rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, Fran Kolbucaj 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Del emri, kush është biznesmeni që iu vendos tritol në Shkodër?
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.