-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

29-vjeçarja i ofron të burgosurve 50 mijë $ për të vrarë prindërit dhe gjyshërit e saj!

Kryesoret

Një e burgosur thuhet se u ka ofruar të burgosurve të tjerë, 50,000 dollarë për të ndihmuar në vrasjen e prindërve të saj, për një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh.

Tureygua Inaru, 29 vjeç, nga Florida, SHBA, ka qenë pas hekurave që nga dhjetori, pasi u burgos për kërcënimin se do të vriste kolegët e saj në Disney.

Por tani ajo përballet me tre akuza për nxitje për të kryer vrasje dhe përndjekje kibernetike, sipas policisë, pasi dyshohet se kërcënoi se do të vriste anëtarët e familjes së saj.

Inaru akuzohet se i kishte pyetur të burgosurit nëse njihnin dikë që mund të vriste prindërit dhe gjyshërit e saj. Dyshohet se ajo ka thënë që nëse do vdisnin ata, do merrte një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh dhe se i ka ofruar të burgosurve 50,000 dollarë për këdo që do të kryente vrasjet.
Polici Marco Lopez tha:
Sapo arriti në burg, ajo miqësohet me shokët e saj të qelisë dhe fillon t’i tregojë se nëse dikush do vriste prindërit dhe gjyshërit e saj, do e paguante deri në 50 mijë dollarë. Tureygua i ka treguar se ata janë shumë të pasur dhe i ka dhënë dhe adresën.
Disa të burgosur kanë njoftuar stafin e sigurisë, pasi u alarmuan nga kërkesat e saj, të cilat përfshinin udhëzime se si do të bënin vrasjet që dukeshin si një grabitje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit