Videoja e Megi Pojanit mbi varrin e stërgjyshes së saj duke bërë shaka dhe duke kërcyer ka ngjallur mjaft zemërim në publik. Ajo ishte e ftuar në “Wake Up” për të sqaruar videon e saj.
Megi shpjegon se ajo dhe motrat e saj janë terapia më e mirë e së ëmës dhe do përpiqet që ta bëjë të ndihet mirë sa herë që shkojnë në varreza pasi ajo derdh lot. Përsa i përket reagimit të të atit pas kësaj video, Megi shprehet se ai është njësoj si ato që përpiqet gjithmonë që të bëjë familjen të lumtur dhe të qeshë.
lendi Salaj: Të kanë thënë gjë prindërit lidhur me këtë?
Megi Pojani: Të jem e sinqertë prindërit e mi e kuptojnë. Mami im e kupton, se ne jemi terapia më e mirë e asaj gruaje dhe do këmbëngul dhe do përpiqem deri në fund se unë e di që na ka vetëm neve dhe për këtë arsye, për çdo gjë që ne të kemi në dorë që ajo të ndihet më mirë unë do e bëj. Pastaj babi im është njësoj si ne, në kuptimin që për familjen jemi aty dhe përpiqemi gjithmonë të ngremë dhe karikojmë njëri-tjetrin. E përsëris kam marrë shumë mesazhe për këtë, sigurisht shumë mesazhe urrejtje, por edhe mesazhe njerëzish që e kuptojnë.
Blendi Salaj: E kuptoj, nuk e kishe për qëllim që të talleshe.
Megi Pojani: Absolutisht jo, bëhet fjalë për familjen time, nuk do ta bëja.