-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa “nam dhe nishan”! Porosia që “Koçole” i la nënës para se ta rrëmbenin

Kryesoret

Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi) akoma nuk kanë as “nam dhe as nishan”. Kontrollet e policisë në disa fshatra të Sarandës kanë rezultuar të kota, pasi nuk është pikasur asgjë në terren. Dyshimet e policisë ishin se mund të jenë vrarë dhe groposur për të zhdukur gjurmët.

“Koçole” me shokun mund të jenë vrarë? FNSH fut në “sitë” fshatrat në Sarandë

“Koçole” një person me precedent penal dhe i njohur për komunitetin në Saradën. Ngjarja që ndodhi, pra zhdukja nuk ishte e papritur për Thodhorin, pasi sikur ka dëshmuar nëna e tij, ai i ruhej një sulmi. Djali i kishte thënë se nëse nuk do të kthehet brenda dy ditësh në shtëpi të shkonte dhe të bënte kallëzim.

Kush janë dy personat e zhdukur?

  1. Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.
  1. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit