Luizi dhe Efi janë të dy në finale dhe tonet mes tyre janë ulur. Por a ka pasur ndonjëherë realisht zënkë mes tyre? Luizi foli për një plan që i shtangu banorët.
Pjesë nga biseda
Luizi: Ku e di ti që s’jemi ndarë kurrë?
Dea: Sepse keni thënë shumë gjëra të shëmtuara për njeri tjetrin, ti the ajo këtu brenda s’ka bërë asgjë, nuk ka dhënë asgjë. Këto gjëra nuk do i thoja kurrë për një shokun tim.
Luizi: Këto janë mendime, nuk janë gjera të shëmtuara.
Nita: Dea , ka qenë e planifikuar nga ata, janë marrë vesh me njëri tjetrin. Ka qenë naiviteti ynë që i kemi besuar Efit.
Luizi: Ju kam vënë para një përgjegjësie, duke e ditur që nuk do e pranonit, ju thashë injorojeni, ose do dilni pa karakter, kjo fjala ju vrau, dhe i’u bashkoi më shumë, gjë që mua më leverdiste dhe atë e çonte në finale.