-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja për emigracionin e paligjshëm, shqiptarët kthehen nga Britania

Kryesoret

1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në atdhe pas marrëveshjes për emigracionin e paligjshëm.

Ekipet operacionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë ngritur një task forcë të përbashkët për migracionin, e cila shërben si porta kryesore për të koordinuar masat dhe veprimet e specializuara operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në MB.

Këtu përfshihen kontrollet e përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, verifikimet e shtuara për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe dhe shkëmbimi i oficerëve të lartë të policisë në të dy vendet.

“Home Office” thotë se ky trend ka vijuar edhe në 2023.“Ky është një trend i ri dhe inkurajues, të cilin e kemi parë të vazhdojë edhe në vitin 2023. Tashmë në vitin 2023, nga janari në mars, janë kthyer 795 shtetas shqiptarë. Prej tyre, 389 (49%) ishin kthime të detyrueshme dhe 406 (51%) ishin kthime vullnetare. Këto operacione pritet të intensifikohen më tej në muajt në vijim”, thuhet në reagim.

Në deklaratën zyrtare të dy palëve thuhet se dy shtetet do të luftojnë për t’i dhënë fund migracionit të paligjshëm, ku sipas tyre pengon seriozisht prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe mundëson kriminalitetin, shfrytëzimin dhe forma të tjera të paligjshmërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit