Një video skandaloze, ku moderatorja Megi Pojani tallet, tund të pasmet mbi varrin e stërgjyshes, ka shkaktuar reagime të forta nga figura të njohura në vend.
“Ka vdekur në ’98. Nuk i them fal, ajo as nuk e di se çfarë po bëj. Ajo nuk e di as që Instagrami ekziston, as që këtë gjë do ta shohë e gjithë bota, sepse stërmbesa e saj është është e famshme. Po. Jam e famshme. Më shiko. Shiko këtë fytyrë, që vlen para”, thotë ajo teksa i drejtohet varrit.
Por duket se kjo ka shkaktuar indinjatë tek fansat, të cilët i kanë publikuar foton ku fytyra e Megi Pojanit ka ndryshuar nga operacionet plastike sa që sot nuk niihet më.
Megi është shumë provokuese në rrjetet sociale dhe ndiqet nga një numër i madh të rinjsh. Kohët e fundit kanë dalë disa foto të saj përpara se të bënte ndërhyrje kirurgjikale. Ajo që vërejmë është se Megi ka ndryshuar shumë.