Nuk kanë qenë të pakta dhe të rralla akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë Agron Kapllanajt, duke e quajtur edhe “pallat Kapllani” për tenderat që ka fituar vëllai i tij me firmën “Shkëlqimi 07” nga bashkitë dhe qeveria socialiste.
Kjo firmë së fundmi ka marrë një tender 240 milionë lekë për rikonstruksionin e disa akseve kryesore të Njësisë Novoselë. Konkretisht rruga Beqajve, Anastasi, Moçka, Furrat, Xamajt, Hysajt, Shën Gjergji, Rruga e Lumit, Partizani dhe rruga e Hekurudhës. Vlera totale e kontratës është 24 milionë lekë të reja.
E ndërsa Shkëlqimi mori një tjetër tender nga rilindja socialiste, i vëllai Agron Kapllanaj vazhdon fushatën me Alibeajn në bashkinë e Mallakastrës duke dubluar kandidatin e Sali Berishës dhe Ilir Metës që praktikisht si pasojë e çarjes së opozitës i dhuron fitoren e sigurt Qerim Ismailajt të Edi Ramës.