Nga Roskoveci ka sulmuar dy kandidatë të Sali Berishës për zgjedhjet lokale, të Shkodrës dhe Tiranës. Për Bardh Spahinë tha se i ka lënë plehrat rrugëve në Shkodër.
“Shkodra është një gjë që të këput shpirtin kur shikon ato pamjet e tmerrshme, kazanët të mbuluar nga plehrat, nuk pastrohen prej ditësh, mbuluar nga plehrat që qelben rrugëve.
Të këput shpirtin. Kjo është “A” e një bashkie, pastrimi. Jo vetëm që këta nuk janë për këtë punë, por janë me damkë në lule të ballit nga miqtë tanë të mëdhenj” tha ai.
Për Belind Këlliçin tha se nuk ka diplomë të shkollës së mesme. “Po ai që nuk kishte as diplomë, nuk ka bërë as shkollën e mesme. Se këta dinë vetëm të hapin gropa dhe t’i lënë në mes të rrugës” tha ai.
Dokumenti dhe deklaratat/ Si qëndron e vërteta e shkollës së Belind Këlliçit?