Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim në Itali, i dyshuar si anëtar i grupit të trafikut të drogës që drejtohej nga Ergys Dashi (i ekzekutuar në Ekuador) mes Amerikës Latine dhe Europës, është dorëzuar dje vetë në Tiranë.
Policia thotë se Rako Plaku i njohur si “Ledi” ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Ai akuzohet se ishte pjesë e grupit të Ergys Dashit me bazë në Itali, i cili sillte kokainë nga Amerika Latine në Europë përmes Holandës dhe më pas e shpërndanin në shtete të ndryshme me sasi më të vogla.
Tashmë do të ekstradohet në Itali për t’u përballuar me akuzat që ngrihen kundër tij.