-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zunë në Dhjetor! I riu merr shokun dhe i djeg makinën 28-vjeçares

Kryesoret

Dy persona, Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi janë arrestuar në Korçë pasi dogjën një makinë e cila përdorej nga një vajzë me të cilën Çipi kishte një konflikt në fund të vitit të kaluar.

“U dyshua fillimisht si ngjarje aksidentale, zbardhet pas hetimeve të thelluara, djegia e qëllimshme e një automjeti, e ndodhur një ditë më parë.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një shtetase. Sekuestrohet një sasi e vogël municioni luftarak, të cilën e posedonte në banesë njëri prej të ndaluarve, veshje dhe një automjet të përdorura në ngjarje.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volkswagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Çipi në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit