Një punonjës karburanti në aksin Shkodër-Lezhë është marrë ditë e sotme në pyetje nga policia. Grupi hetimor e ka shoqëruar për arsye se rezulton se në pikën që punon, vrasësi është ndalur dhe ka furnizuar motorin me karburant përpara se të shkonte në Shëngjin për të kryer atentatin.
Punonjësi i karburantit ka folur me killerin në momentin që furnizoi motorin. Gjithashtu sot në Gjadër brenda një shtëpie janë gjetur disa veshje të djegura, të cilat dyshohet se i përkasin autorit që u largua me motor pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.
Mbetjet e rrobave janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme. Ka dyshime të forta që autori i ekzekutimit të Nikulajt të jetë vrasës më pagesë.
Grupi hetimor nuk ka ende një piste konkrete hetimi, pasi biznesmeni 50-vjeçar Ardian Nikulaj krahas hasmërisë që e ka zanafillën në vititn 1997-të, mund të ketë pasur dhe probleme të tjera që lidhen biznesin apo dhe jetën politike.
Hapet dera e shtëpisë, gjenden rrobat e autorit të vrasjes së biznesmenit?