-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër skandal në TikTok, infermieria serbe live në sallën e lindjes

Kryesoret

Një tjetër skandal është regjistruar ditën e sotme në një maternitet në Serbi pas skandalit në Maqedoni.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 200 persona kanë ndjekur live në TikTok  procesin e lindjes nga klinika gjinekologjike Fronti Kombëtar.

Mjaftoi ky veprim që qytetarët e këtij vendi të reagojnë ashpër.

“A është e mundur që si shoqëri të mos kemi vetëdije çfarë është e drejtë? Jam i tmerruar me budallallëkun. Sot në ora 4:30 të mëngjesit duke përdorur TikTokun, hasa në një transmetim direkt. Procesin e lindjes e ndiqnin direkt 200 persona”, ishin disa nga komentet e qytetarëve serbë.

Xhirimi dhe publikimi i lindjes së fëmijës është rreptësisht i ndaluar me Aktin e Kujdesit Shëndetësor, ndërsa drejtuesit e klinikës kanë deklaruar se dënojnë ashpër veprimet e infermieres dhe theksuan se ajo është pezulluar menjëherë dhe se ka nisur procedimi disiplinor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit