-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Nikulaj, porositësi u largua nga Shqipëria që fëmijë por nuk e harroi gjakmarrjen

Kryesoret

Edomond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin më 19 prill. Policia ditën e djeshme njoftoi se shkak për vrasjen ishte bërë gjakmarrja.

Edhe pse kishin kaluar disa vite nga konflikti mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj, dëshira për të larë gjakun nuk u harrua. Hakun e mori nipi i familjes Edmond Haxhia, i cili ishte larguar nga Shqipëria që në moshë të vogël.

Planet për vrasjen kanë nisur që prej muajit nëntor të vitit të kaluar kur hasmi i tij Edmond Haxhia, i dyshuar si porositës i krimit u kthye në Shqipëri nga Londra.

Më 14 shkurt Haxhia ka udhëtuar nga Shkodra në Rinas ku ka pritur vrasësin portugez Ruben Saraiva. Ai e ka transportuar në drejtim të Shkodrës, ku ka marrë një shtëpi me qira dhe ka pritur deri ditën kur ka ekzekutuar Nikulajt.

Fatura e gjakmarrjes! Sa lekë kushtoi vrasja e biznesmenit?

Haxhia ka pritur dhe shtetasit anglezë Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman dhe më vonë Harry Simson, i cili është larguar më 19 prill pak orë pas ekzekutimit të Nikulajt.

Anglezët nën kamuflimin e turistit kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria për të shmangur dyshimet. Baza logjistike është një tjetër pikë e rëndësishme. Motori, qëndrimi në hotel për tre muaj, makinat e marra me qira, veshjet, arma dhe gjithçka tjetër.

“E bleva unë”! E dashura e “trurit” të vrasjes: Lëvizjet e portugezit dhe bishti i cigares

Në kërkim nga policia dhe skema e vrasjes së Ardian Nikulajt;
Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)
Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)
Harry Simson, britanik
Harriet Bridgeman, britanike
Thomas Mithan, britanik
Steven Hunt, britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit