Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i bëri thirrje Bankës Qendrore Evropiane që të vazhdojë të rrisë normat e interesit deri në mesin e vitit 2024, dhe kërkoi nga ministrat e Financave të Bashkimit Evropian të ashpërsojnë politikat fiskale përmes veprimeve të bashkërenduara për të ulur nivelin e inflacionit.
Kreu i FMN-së për Evropën, Alfred Kammer, tha se niveli i lartë i inflacionit është shqetësimi më i madh. Ai këto komente i bëri më 28 prill para një takimi me ministrat e Financave të BE-së dhe guvernatorët e Bankës Qendrore Evropiane.
“Rekomandimi ynë kryesor, sa i përket politikave, është ta mposhtim inflacionin dhe kjo nënkupton se duhet të përdorim instrumentin e politikës monetare.
Për Bankën Qendrore Evropiane kjo nënkupton shtrëngim të mëtejmë, për një periudhë më të gjatë, ne vlerësojmë deri në mesin e vitit 2024, në mënyrë që të ulet inflacioni deri në synimin e caktuar diku në vitin 2025”, tha Kammer.