E ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” ishte ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Antoneta Koçi.
Çfarë ndodh sipas Antonetës kur hyn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Ndërkaq, sa e gjykuar ndjehet sipas Antonetës një vajzë brenda shtëpisë së “BBV”?
Kisha kohë pa dëgjuar aq shumë komente rreth fizikut. E shikoja të vazhdueshme, komente herë komplimente herë tërheqje vëmendje. Jo të ekzagjeruara por të pavënda. Mund të japësh sugjerime por më takt kur e sheh që tjetri e pranon.
Në rastin tim ishte sulmuese sepse mora dy nga epitetet më të këqija te loja e tabelës. Prisja që disa banorë që kisha afër vetes të mos mi kishin vendosur ato epitete.
Gjithsesi e mendova si diçka të fortë për lojën time. Luizi tha do ndryshoja gjithçka tek Antoneta dhe u mërzita pak sepse asnjëri nga banorët nuk reaguan, madje as vajzat. Vajzat aty ulnin zërin vetëm që të mos ofendoheshin.