-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milionat që u derdhën në Shqipëri nga “tregtia” e floririt

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka goditur një rast të pastrimit të parave përmes tregtisë së floririt. Një person u arrestua dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, 2 prej tyre italianë. Ata akuzohen për pastrim të parave dhe fshehje e të ardhurave.

Kreshnik Kurti 34 vjeç, u arrestua nga policia e Tiranës pasi në bashkëpunim me motrën e tij Kejda Kurti dhe 2 italianë, Pietro Cosentino dhe Nicoletta Trebbi, të tre  të shpallur në kërkim arrinin që përmes një skeme të mirëmenduar të blerjes fiktive të floririt të pastronin para të krimit nga Italia, drejt vendit tonë.

Me fatura fiktive nga shitje-blerjet e floririt të përdorur në Itali justifikoheshin transfertat e vlerave të mëdha monetare nga bankat, që kapin shifra në miliona euro dhe që dyshohet se kanë origjinë nga krimi ose mbulim i veprimtarive ekonomike te jashtëligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit