-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Benzi” bie nga froni! Cila është makina e re që preferojnë shqiptarët?

Kryesoret

Gjatë tremujorit të parë 2023, janë regjistruar gjithsej 14.460 mjete te reja, nga të cilat 27 lloje mjetesh dhe 276 marka mjetesh, raportoi INSTAT.

Fondi i autoveturave u zgjerua me 8 për qind në janar -mars 2023 dhe siç tregojnë të dhënat “Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.

Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%).

Numri më i lartë i mjeteve të reja rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 39,4% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e parë 2023.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve të reja rrugore janë qarku Dibër me 2,1% dhe Gjirokastër me 1,3% secili ndaj mjeteve rrugore gjithsej. Për 2022 numri mesatar mujor i mjeteve të regjistruara për herë të parë rezulton 5,152.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit