-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i Krimit Ekonomik në hetim për ryshfet? Prokuroria e Tiranës shuan dyshimet

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës mohon lajmin që qarkulloi në media ditën e djeshme se shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili ishte nën hetim për ryshfet që dyshohet se merrte nga Call Center-at, për lejimin e aktivitetit të tyre. Përmes një njoftimi zyrtar Prokuroria e Tiranës bën me dije se nuk ka asnjë veprim hetimor për Ismailin apo një dosje në ngarkim të tij.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S, F.Q dhe M.K. Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit