-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohen rreth 100 mijë Dollarë në Rinas

Kryesoret

Gjatë 12 orëve të fundit, Policia Kufitare ka zbuluar dy raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 94.000 dollarë amerikanë. Procedohen penalisht dy libianë. Si rezultat i kontrolleve kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar dy libianë K. A. 55 vjeç dhe M. M. 49 vjeç.

Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të K. A. shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë. Ndërsa M. M. shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.

Më herët, Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi 47 450 euro dhe procedoi penalisht 2 turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit