Pas organizatorit Edmond Haxhia, Thomas Mithan dhe Steven Hunt është arrestuar edhe britanikja tjetër Harriet Bridgeman, e cila ishte në grupin e “turistëve” që erdhën dhe u akomoduan në Shëngjin për të spiunuar biznesmenin Ardian Nikulaj, që më pas u ekzekutua.
“Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike Harriet Bridgeman” thotë policia shqiptare.
E ndërsa katër janë kapur, vetëm dy janë në kërkim nga pjesëmarrësit në skuadrën e vrasjes së biznesmenit, ekzekutori portugez Ruben Sarabia dhe një tjetër anglez i grupit të vëzhgimit.
Arrestohet porositësi dhe spiunët e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin