Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar me banorët e Maliqit ku dhe shprehu optimizmin për zgjedhjet e 14 majit.
Meta në postim ka shkruar se edhe 2 javë dhe populli i Maliqit do të ndahet me monizmi dhe korrupsioni.
Postimi i plotë i Metës:
Edhe 2 javë dhe populli i Maliqit ndahet me monizmin, korrupsionin, arrogancën dhe “trenin elektrik” të atij që në 25 vite nuk zgjidhi as problemin e kanalizimeve.
Me Dr. Alfred Gegën si Kryebashkiak, Maliqi hyn në rrugën e bashkëjetesës qytetare dhe të llogaridhënies.
Fitorja e Dr. Fredit do të jetë shumë bindëse sepse personaliteti dhe përkushtimi i tij është i provuar për tre dekada nga të gjithë ata, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe humanizëm.
Fitorja e koalicionit tonë në Bashkinë e Korçës dhe në të gjithë Qarkun, do ta ketë fitoren e Bashkisë Maliq si “qershia mbi tortë”.
Bashkë Fitojmë!