Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, njëherazi kandidati i PS për këtë post në zgjedhjet e 14 majit, Erion Veliaj, i pyetur në “5 Pyetjet” për projektet dhe shkollat e reja që priten të ndërtohen në kryeqytet, tha se duhet të ketë edhe të paktën 10-12 shkolla të reja.
Sa shkolla të tjera duhet të ketë Tirana?
Duhet të ketë 10-12 shkolla të reja. Do jenë dy shkolla në Kashar, dy në Kombinat, dy në zonën e Astirit. Aktualisht në zonën e Astirit kemi pesë shkolla.
Cili do të jetë projekti juaj nëse rizgjidheni në krye të Bashkisë së Tiranës?
Janë disa projekte të rëndësishme. Është patjetër Piramida. Patjetër do të jetë edhe Teatri i Ri.