Pas dy vendimeve gjyqësore këtë të hënë hyri në fuqi shkrirja e 9 gjykatave dhe 9 prokurorive duke e larguar akoma më shumë drejtësinë nga qytetarët që duhet të bëjnë qindra kilometra udhëtime. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e dënoi vendimin për hartën e re gjyqësore dhe kërkoi që qeveria të ndëshkohet në 14 Maj.
“Harta gjyqësore është anti-reformë që nuk merr parasysh largësinë e qytetarëve. Kjo është arbitrare dhe asgjëson aksesin në drejtësi. Në 14 Maj qytetarët do të votojnë edhe kundër “Ramaformës” që po ua bën drejtësinë edhe më të pamundur dhe të shtrenjtë” tha ai.